Politike

Kallëzimi i Kuvendit në SPAK&Prokurorinë e Tiranës,këshilltari i Metës zbulon arsyet

9 Shkurt 2022, 10:50 Nga DOSJA
Kallëzimi i Kuvendit në SPAK&Prokurorinë e

TIRANË- Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, ka treguar se arsyet se përse Presidenca ka bërë kallëzim penal ndaj Kuvendit të Shqipërisë në Prokurorinë e Tiranës dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një konferencë për shtyp, Dervishaj bëri me dije edhe njëherë se Kuvendi nuk ka respektuar afatin 48 orë për mbledhjen e Komisionit Hetimor duke manipuluar përmbajtjen e shkresave dhe të datave në dokumentat zyrtarë.


“Presidenti autorizoi këtë kallëzim penal, u evidentua qartë edhe në GJK, e ne ia demonstruam live faktet e manipulimit të disa akteve shkresore që Kuvendi i depozitoi së fundmi si provë. Ashtu siç e kemi bërë publike edhe në daljet tona, këto akte të reja kishin të bënin me urdhër të ish-kryetarit të Kuvendit, shoqëruar me rendin e ditës. Nga krahasimi i dokumenteve të bëra nga dokumentet shkresore të sjella nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 4, rezultojnë ndryshime thelbësore në datë të urdhrit dhe në përmbajtje ku përcaktohet se çfarë është rendi i ditës. Përmbajtja e kryetarit ndryshon nga ajo e publikuar. Këto elementë, përmbajnë edhe elementë të karakterit penal ku mund të jenë përfshirë disa zyrtarë të lartë të Kuvendit apo ish funksionarë të lartë që janë objekt procedimi nga struktura e posaçme. Kjo është arsyeja që kallëzimi i depozitohet edhe SPAK edhe Prokurorisë së Tiranës. Kush e urdhëroi administratën e Kuvendit të kryente këto veprime. Kjo duhet zbardhet nga prokuroria”, tha Dervishaj.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi në GJK/ Meta: Kuvendi përpjekje për grusht shteti, procedurë mafioze

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledar dervishaj ilir meta 9 shkurt 2022 bledar dervishaj ilir meta 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll