Politike

VD-Presidenti Ilir Meta kallëzon në Prokurori Kuvendin e Shqipërisë: Grusht shteti!

9 Shkurt 2022, 10:08 Nga DOSJA
VD-Presidenti Ilir Meta kallëzon në Prokurori Kuvendin e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta kallëzon në Prokurorinë e Tiranës dhe në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një padi për Kuvendin e Shqipërisë. Në një konferencë për shtyp, Meta pretendon se dokumenti i dorëzuar më datë 4 shkurt në Gjykatën Kushtetuese nga përfaqësuesit e maxhorancës është i falsifikuar.


“Kam firmosur sot kallëzimin penal kundër strukturave dhe funksionarëve përgjegjës të Kuvendit me akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”. Kallëzimi penal do depozitohet në Prokurori dhe në SPAK. Krimi i falsfikimit është shumë flagrant. Ndodh për herë të parë në një seancë publke të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces që ndodhe për herë të parë kundër Presidentit të Republikës. Këtu kemi të bëjmë me themele të Republikës që janë tronditur rëndë. Ishte përpjekje për të finalizuar një grusht shteti kundër kryetarit të Shtetit. Nëse Presidenti i atij vendi të nderuar të BE doli me popullin vetëm për të kundërshtuar një ligj të konfliktit të interesave, ligje më të rënda se ai Kuvendi i mëparshëm ka prodhuar në çdo seancë, dhe deklaroi që ky ligj është nisja e një grushti shteti, çfarë mund të themi pas gjithë atyre historive të falsifikimeve, që kanë ndodhur në vendin tonë përgjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë edhe ndërtimin e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë. Është e qartë që kjo përpjekje, kjo provë e re, që askush nuk e kërkon, që vjen pas 8 muajsh, kur procedura ka qenë e qartë që ka qenë antikushtetuese dhe e falsifikuar nga Kuvend njëpartiak, sepse vetëm 40 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit, ka qenë një procedurë mafioze, nuk është gjë tjetër veçse përpjekja për të finalizuar një grusht shteti kundër Kreut të Shtetit,”-tha presidenti në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi në GJK/ Meta: Kuvendi përpjekje për grusht shteti, procedurë mafioze

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta 9 shkurt 2022 ilir meta ilir meta 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll