Politike

Nga Enver Hoxha te Kim Jong un, Meta ironizon numërimin e votave: Destinacioni dihet! (VD)

2 Korrik 2019, 06:19 Nga DOSJA
Nga Enver Hoxha te Kim Jong un, Meta ironizon numërimin e votave:

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ironizon numërimin e votave. Në një postim në Facebook ai është shprehur se forca numëruesve është si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja dhe njëkohësisht ka publikuar videon ku shfaqet Enver Hoxha, Spiro Koleka dhe Kim Jong Un.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet. Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!”, ironizon Meta.

Ende nuk është dhënë një vendim përfundim nga ndërkombëtarët nëse do të certifikohen zgjedhjet e 30 qershorit. Dje OSBE- ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë raport u theksua se zgjedhjet u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesat e zgjedhësve, në një klimë ngërçi politik. Shefja e misionit nuk tha një deklaratë të prerë nëse i njihte këto zgjedhje apo jo, por shtoi se raporti përfundimtar do të jetë pas 2 muajsh. Ndërsa ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh se zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt.  U theksua gjithashtu nga ambasada se dhe ata që duan ta sfidojnë rezultatin të presin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ironia e metës zgjedhjet e 30 qershorit zgjedhjet lokale ilir meta ironia e metës zgjedhjet e 30 qershorit zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll