Politike

”Ja ka futur kot, po kot fare, boll më”, reagimi i Metës pas deklaratës së SHBA-së për zgjedhjet

2 Korrik 2019, 06:14 Nga DOSJA
”Ja ka futur kot, po kot fare, boll më”, reagimi i Metës

Tiranë- Një ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, deklaroi se zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt.  U theksua gjithashtu nga ambasada se dhe ata që duan ta sfidojnë rezultatin të presin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Por nuk ka munguar edhe një reagim nga Presidenti i vendit Ilir Meta në lidhje me deklaratën e SHBA-së për zgjedhjet e 30 qershorit.

Presidenti ka shpërndarë në faqen të tij të Facebook reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit, i cili ndër të tjera shprehet: “Si gjithmonë edhe këtë herë, nuk ngurroi tja fuste kot! Po kot fare! S si do ti gjykojë Gjykata Kushtetuese legjitimitetin e këtyre votimeve një dreq e di!”. Mesa duket presidenti është i të njëjtit mendim me ish-ministrin Manjani.

Reagimi i plotë i Manjanit që u shpërnda Ilir Meta

Shumë faleminderit ambasadës se USA për deklaratën mbi votimet një partiake. Si gjithmonë edhe këtë herë, nuk ngurroi tja fuste kot! Po kot fare! Se si do ti gjykojë Gjykata Kushtetuese legjitimitetin e këtyre votimeve një dreq e di! Nuk po them se kur do të mund të gjykonte se kjo dihet që ska për të ndodhur shpejt. Nuk e di a e di Ambasada që nuk ka ende gjykatë në këmbë dhe sikur nesër të fillojë puna për ringritjen e saj do të duhen të paktën 2 muaj, për të bërë një gjysëm gjykate. Se gjykata e plotë nuk bëhet dot pa u ngritur më parë gjykata e Lartë.

Pastaj, një dreq e di sa muaj do të duhen për të shqyrtuar një padi eventuale, padi të cilën vetëm po e paraqiti prap Idajet Beqiri se ska kush tjetër. Opozita është përjashtuar me vendim kolegji nga këto zgjedhje. Le pastaj që legjitimitetin e votimeve, ka kohë që nuk e shqyrton Gjykata Kushtetuese, që pas ndryshimeve të vitit 2003 në Kodin Zgjedhor.

Legjitimitetin e votimeve e gjykon Kolegji Zgjedhor, në terma shumë strikte ligjore dhe përsëri me ndonjë padi të zotit Idajet. Të vetmen gjë që mund të gjykojë gjykata Kushtetuese, pas ngritjes së saj,qoftë dhe gjysmake janë dekretet e Presidentit. Gjykimi mbi këto dekrete do të fokusohet strikt në nevojën për ti dhënë një interpretim përfundimtar me efekt në të ardhmen dhe jo me efekte për këto votimet e partisë shtet.

Edhe këtë gjykim do të mund ta bënte nëse Edi Rama çon deri në fund marrëzinë e shkarkimit të Presidentit. Pra do jetë një gjykim indirekt. Ndërkohë, deri sa të ndodhin këto gjëra Edi Rama ka konsumuar plotesisht rrëmbimin e pushtetit lokal pa vota. Kështu që mesazhi i ambasadës nuk ka vlerë as deri nesër në mëngjes, jo më për kohë më të gjatë.

Nëse janë të gënjyer nga pushteti monist se do ju krijojë gjykatën, nuk mund të gënjehemi dot ne që jemi përfitues direkt prej asaj gjykate. Gjykatë e cila NUK DUHEJ MBYLLUR PËR ASNJË MINUTË! Ndaj duke i falenderuar pa masë, i lutem që të paktën të mos tallen me ne! Boll më!

P.S. nuk po ndalem fare tek vlerësimi tepër i lartë, që Ambasada i bën numërimit të votave ku po bëhet kërdia duke vjedhur!!!! Dhe meqë ra fjala ODIHR nuk kishte ende informacion për këtë çështje..

Ende nuk është dhënë një vendim përfundim nga ndërkombëtarët nëse do të certifikohen zgjedhjet e 30 qershorit. Dje OSBE- ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë raport u theksua se zgjedhjet u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesat e zgjedhësve, në një klimë ngërçi politik. Shefja e misionit nuk tha një deklaratë të prerë nëse i njihte këto zgjedhje apo jo, por shtoi se raporti përfundimtar do të jetë pas 2 muajsh.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet e 30 qershorit ilir meta zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll