Politike

“O i marrë ose budalla, je në shkarkim e sipër”, Meta ka një merak për Spiropalin: Qetësohu, a e hakeruan KQZ-në?

1 Korrik 2019, 20:44 Nga DOSJA
“O i marrë ose budalla, je në shkarkim e sipër”, Meta

TIRANË– Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali ironizoi reagimin e Presidentit Ilir Meta teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Open”. Spiropali u shpreh se Meta po  shkarkohet.

Është në shkarkim e sipër nuk është koha të bëjë shakatorin. Në rast se bën të njëjtën gjë dhe pret rezultate të ndryshme o je i marrë o je budalla,”– tha ministrja.

Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë, Presidenca reagoi live në emision me anë të një statusi që iu përgjigj Spiropalit. Në mesazhin e përcjellë Meta i kërkoi ministres të qetësohet.

“Presidenti është gati të mbajë çdo përgjegjësi por ka merak: A u rregullua sistemi elektronik i KQZ-së apo i hakeruan siç kanë bërë me syri.net.?”– shkruhej në mesazh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta elisa spiropali ilir meta

Sondazh

Poll