Politike

Statuti i Berishës/ PD kërkoi përjashtimin e Agron Zhukrit, rrëzohet kërkesa

9 Shkurt 2022, 11:08 Nga DOSJA
Statuti i Berishës/ PD kërkoi përjashtimin e Agron Zhukrit,

TIRANË– Agron Zhukri është gjyqtari që do të vendosë lidhur me ligjshmërinë e Statutit të ri të Partisë Demokratike, që është dorëzuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së. Edhe pse më herët gjyqtari dha dorëheqjen e nuk iu pranua; edhe pse Partia Demokratike kërkoi përjashtimin e tij nga gjykimi i çështjes, sërish Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar. Gjyqtari Arben Kostandini e ka konsideruar kërkesën të pabazuar nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

Zhukri është gjyqtari që u caktua nga goglat që të verifikonte ligjshmërinë e Statutit të PD, i cili u miratua në Kongresin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor 2021. Ai fillimisht kërkoi që të jepte dorëheqjen duke pretenduar konflikt interesi, por nuk u mos parasysh.

Ndërkohë që Statuti i dërguar në gjykatë nga grupi i Berishës, në emër të Partisë Demokratike, është prodhuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit me nene të ndryshuara nga ai aktuali. Me votën e 4934 delegatëve të pranishëm, u vendos shkarkimi i strukturave drejtuese; nënkryetarëve; e vendosja e një logoje e vule të re. Përveç ndryshimeve të tjera lidhur me Primaret dhe me mandatin e kryetarit të PD-së e sjelljen e tij në rast humbjeje. Vetëm një javë në pas edhe kryedemokrati Lulzim Basha, miratoi ndryshime të tjera në Statutin aktual, duke përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga të gjitha strukturat. Të dyja palët nuk njohin Statutet e njëra-tjetrës, ndaj dhe presin që “ngërçin” ta zgjidhë Gjykata e TIranës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron zhukri gjykata e tiranes statuti i pd agron zhukri gjykata e tiranes statuti i pd

Sondazh

Poll