Aktualitet

VD-Si Berisha, presidenti paralajmëron ndërkombëtarët: Jam Meta, o superbudallenj!

9 Shkurt 2022, 10:25 Nga DOSJA
VD-Si Berisha, presidenti paralajmëron ndërkombëtarët: Jam

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar sërish tonet me ndërkombëtarët duke lëshuar një mesazh të fortë. Në një konferencë për shtyp, kreu i shtetit tha se rendi kushtetues në vend nuk do të prekej pasi ai ishte garant, duke paralajmëruar dhe “rilindasit”, të cilët i ndau në disa kategori: vendas, të huaj, mavi e blu.


Për paralajmërimin e bërë, Meta përdori frazën ikonë të ish-kryeministrit Sali Berisha, të thënë në Foltoren e Kuvendit më 10 nëntor 2016: Jam Sali Berisha unë, o çakej, o budallenj! Por sigurisht Meta i bëri disa ndryshime. 

“Kur kërcënohet rendi kushtetues dhe nxitet një konflikt si ata që i kemi parë. Sigurisht që do të jem gjithmonë një me Kushtetutën, me qytetarët dhe ta harrojnë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjitha ata rilindas mavi e blu, vendas e të huaj, se do të dhunojnë popullin e shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund. Për këtë iu jap fjalën. Jam Ilir Meta o superbudallenj. Jo ju, ju jeni yje,”-tha në fjalën e tij Ilir Meta.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi në GJK/ Meta: Kuvendi përpjekje për grusht shteti, procedurë mafioze

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta ilir meta 9 shkurt 2022 ilir meta ilir meta 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll