Aktualitet

‘Alkis’/ Lëshohet urdhër-arresti për shqiptarin, sot nis gjyqi për 8 të ndaluarit

9 Shkurt 2022, 08:41 Nga DOSJA
‘Alkis’/ Lëshohet urdhër-arresti për shqiptarin, sot

GREQI– Tashmë është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për shqiptarin Roxhers Demirazi, i cili është shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e Alkis Kampanos në Selanik. Mediat greke shkruajnë se ka dyshime se 20-vjeçari mund të jetë fshehur në vendin tonë pas vrasjes të Alkis Kampanos në Selanik nga një grup tifozësh. Urdhër arresti sipas tyre  tashmë ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri.

Raportohet se ka qenë ministria e Brendshme shqiptare që ka konfirmuar mbërritjen e urdhrit dhe tashmë ka nisur procesi hetimor për gjetjen dhe arrestimin e tij. Në fakt, hetimet kanë nisur nga pikat kufitare por për momentin nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet i kërkuari.

Ditën e sotme do të nisin seancat për 8 të arrestuarit në gjykatën greke. Tre prej tyre sot do të kalojnë nëpër derën e hetuesve, ndërsa procesi gjyqësor do të vazhdojë nesër dhe pritet të përfundojë të premten. 8 personat janë arrestuar të dielën pasi akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Alkisit.

SI NDODHI VRASJA E ALKIS?

Mëngjesin se martës, pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK, Alkis Kampanos u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut. Autori i vrasjes u identifikua një 23-vjeçar shqiptar me emrin Afksendos Çarçiu, pjesë e ultrasve të PAOK-ut të quajtuir “Bicepsi i Veriut”. Ai rrahu dhe goditi për vdekjen viktimën me kosë. Identifikimi i tij u bë i mundur nga kamerat e sigurisë përreth zonës së Charilou. Efektivët e rendit në Selanik sekuestruan një grup sendesh dhune në një prej zyrave të “Bicepsit të Veriut” në qendër të Selanikut. Rezultoi se mbajtësi i çelësave ishte Çarçiu. Ai u arrestua dhe u dënua me 5.4 vite burg. Vrasësi mohoi të kishte lidhje me sendet e gjetura. Për krimin tronditës, policia greke ka shpallur në kërkim dhe 20-vjeçarin nga Shqipëria Rogers Demirazi, i cili mendohet se fshihet në atdhe. Autori i vrasjes, Afksendos Çarçiu do të përballet nesër me akuzën e vrasjes me paramendim nga Gjykata e Selanikut.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Autorët e vrasjes së Alkit! FOTOT, këto janë të dyshuarit kryesorë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos roxhers demirazi alkis kampanos roxhers demirazi

Sondazh

Poll