Aktualitet

Si “njerëz dëbore”/ FA e maskuara në terren, sfidojnë temperaturat ekstreme

9 Shkurt 2022, 09:56 Nga DOSJA
Si “njerëz dëbore”/ FA e maskuara në terren,

KORÇË – Forcat Speciale të ushtrisë shqiptare u testuan sot në kushte të motit të ftohtë në Voskopojë. Pjesëtarët e saj u stërvitën me pajisje personale në mes të dëborës, ku u provuan dhe lëvizjet me ski. Plani stërvitor quhet “Selita 02”.

Nën njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet kjo stërvitje synon përmirësimin e pjesëtarëve të Forcave Speciale për të reaguar dhe vepruar në kushte mjaft të vështira.

POSTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES:
Forcat speciale dhe roli i tyre sa vjen e rritet. Këtë e shohim në të gjitha aktivitetet dhe dimensionet e Forcave Speciale dhe angazhimet që ata kanë sot në Botë. Edhe ne jemi në rrugë të mbarë, pasi dita-ditës po rrisim kapacitetet tona e synojmë që të krijojmë një Forcë Speciale që të jetë e aftë të kryejë detyra speciale me një spektër të plotë të luftimeve. Objektivat e stërvitjes janë zbulimi special, kalimi në prapavijat e kundërshtarit, goditje direkte, kërkim-shpëtimi, prita, kundërprita, gjurmimi e kundërgjurmimi.

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet forcat speciale ministria e mbrojtjes forcat speciale ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll