Aktualitet

“O Qato në burg do përfundosh”/ Banori i “5 Majit” kundërshton shembjen: Kam punuar

9 Shkurt 2022, 08:46 Nga DOSJA
“O Qato në burg do përfundosh”/ Banori i “5

TIRANË– Ditën e sotme “5 Maji” është rrethuar me forca të shumta policie që në orët e para të mëngjesit, teksa priten shembje të tjera. Njëri prej banorëve kishte hipur mbi gardhin e banesës së tij i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Margilen Qato, duke i premtuar se do ta dërgojë në burg. Në videon e siguruar nga Dosja.al, ai i kërkon Qatos që të ballafaqohet me të, i bindur për të mbrojtur deri më një pronën e tij. 


“O Qato hajde këtu, unë jam një nga familjet e mëdha të Dibrës o Qato. Familja ime ka luftuar me serbët në Dibër. Mbaje mend, do ballafaqohemi, po nuk shkove në burg ti bashkë me Edi Ramën. Ja certifikata e pronësisë, hajde merre. Kam bërë 12 orë punë në Itali, më zinte gjumi në këmbë për të bërë këtë ndërtesë, e di apo jo?,“-thotë në fjalën e tij banori. 

LAJMI KRYESOR: TENSIONE-Nis shembja tek ‘5 Maji’, banorët nxirren forcërisht, Policia rrethon zonën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta tek kryeministria 6 shkurt 2022 protesta tek kryeministria 6 shkurt 2022

Sondazh

Poll