Aktualitet

U iku mundi i një jete! Banorët e ‘5 Majit’ e kërkojnë për zgjidhje,Veliaj s’ka kohë

9 Shkurt 2022, 08:23 Nga DOSJA

TIRANË– Banorët e zonës së ‘5 Majit’ po nxirren forcësisht nga banesat e tyre e për pasojë do mbeten rrugëve. Sot ka nisur aksioni i dytë në zonë, ku IMT ka nisur me shembjen e banesave por si gjithmonë ka hasur në rezistencën e qytetarëve. Këta të fundit prej kohësh por edhe sot kërkojnë kryebashkiakun Erion Veliaj për të rënë në një marrëveshje për banesat e tyre e për përfitimet që mund të marrin më pas, ky i fundit po ‘krenohet’ e po ndan arritjet e Dua Lipës si dhe pamjet nga vendet e Shqipërisë. 

Në rrjetin social ‘Twitter’, Veliaj ka ripostuar arritjen e fundit të këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Nuk zgjodhi që ta uronte, por vetëm bëri “repost” foton e saj. Ndërsa në orët e para të mëngjesit, kryebashkiaku postoi një foto nga Liqenet e Kollagjeshit, duke i uruar të gjithë ndjekësve të tij, një mëngjes të mirë me pamje piktoreske. 

Por në fakt e vetmja pamje piktoreske me të cilën shqiptarët janë zgjuar sot është shembja e banesave të qytetarëve që kanë shpenzuar mund e djersë gjatë gjithë jetës për ta ndërtuar me sakrifica, e që tani mund të mbeten pa një çati mbi krye. Mesa duket Dua Lipa dhe pamjet e liqeneve të Shqipërisë janë më të rëndësishëm për Veliajn, sesa jeta e qytetarëve shqiptarë dhe jetesa e tyre.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore erion veliaj protesta tek kryeministria 6 shkurt 2022 erion veliaj protesta tek kryeministria 6 shkurt 2022

Sondazh

Poll