Aktualitet

Zgjatja e Vettingut, OSBE: Nuk ka plan B apo kthim mbrapa në Reformën në Drejtësi

9 Shkurt 2022, 09:23 Nga DOSJA

TIRANË– Prezenca e OSBE-së në Shqipëri iu është bashkuar kërkesës së BE-së dhe SHBA-së, për zgjatjen e organeve të vettingut. Ambasadori Vincenzo del Monaco është shprehur se ka pasur progres i jashtëzakonshëm i Reformës në Drejtësi, ndaj deklaron se mbështet zgjatjen e mandatit të institucioneve të vettingut. Del Monaco thotë se nuk shikon ndonjë plan B apo kthim mbrapa në reformën në drejtësi.

POSTIMI:

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet deklaratës të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në mbështetje të zgjatjes të mandatit të institucioneve të vetingut. Duke folur në një takim vjetor strategjik mes Prezencës dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në TIranë, Kryetari i Prezencës, ambasadori Vincenzo Del Monaco, theksoi progresin e jashtëzakonshëm të arritur deri më tani në reformën në drejtësi dhe shprehu besimin e plotë për rezultate të mëtejshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Lidhur me zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut, Ambasadori Del Monaco më tej përsëriti se ai nuk shikon ndonjë plan B apo kthim mbrapa në reformën në drejtësi.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u kanë bërë thirrje deputetëve ditën e djeshme që të votojnë pro zgjatjes së mandateve të organeve të Vettingut. Ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, pritet të votohen në Parlament në seancën e datës 10 shkurt. Për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë deri më 31 dhjetor 2024 duhen 94 vota nga 140 deputetë. Më datë 21 Janar 2021, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut deri në fund të vitit 2024.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike be organet e vettingut shba vincenzo del monaco zgjatja e mandatit per organet e vettingut be organet e vettingut shba vincenzo del monaco zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll