Aktualitet

I kërkuar në Shqipëri për VRASJEN e komisarit, arrestohet 30-vjeçari në Itali

9 Shkurt 2022, 09:35 Nga DOSJA
I kërkuar në Shqipëri për VRASJEN e komisarit, arrestohet

ITALI– Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Itali. Personi ende i paidentifikuar, në mediat italiane janë dhënë vetëm inicialet, P.E akuzohet në Itali për të paktën 50 vjedhje në Trentino ndërsa në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie, krim për të cilin sipas mediave italiane është dënuar me 20 vjet. Po ashtu është zbuluar se shqiptari ishte pjestar i bandës Terraglio, me pjestarët e të cilit kryenin vjedhje në disa banesa, përfshirë dhe në ato VIP.

Në momentin që policia ka hyrë në banesën e tij, shqiptari ka qenë me një bashkëkombas 28-vjeçar. Të dy u arrestuan pasi akuzohen për një seri grabitjesh që kanë ndodhur në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s në Veneto. Për 30-vjeçarin shqiptar raportohet se në Itali kërkohej për vjedhje, trafik droge dhe posedimin e materialeve shpërthyese.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll