Aktualitet

Moti/ Nuk ka dëborë, drejtuesit e makinave me zinxhirë dhe goma dimërore në Korçë

9 Shkurt 2022, 09:31 Nga DOSJA
Moti/ Nuk ka dëborë, drejtuesit e makinave me zinxhirë dhe goma

KORÇË – Edhe pse nuk ka rënë dëborë në qarkun e Korçës në 24 orët e fundit, lëvizja e makinave duhet të jetë e kujdesshme për shkak të prezencës së dëborës dhe akullit në disa akse. Autoritetet bashkiake dhe ARRSH janë angazhuar maksimalisht gjatë 24 orëve të fundit për të pastruar dëborën dhe akullin në disa prej rrugëve.

Rrugët Korçë-Ersekë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Dardhë mund të kalohen me goma dimërore. Në zonën e Mashkullores trashësia e dëborës ka shkuar në 2 metra. Fshati Panarit vazhdon të mbetet ende i bllokuar.

Në Dardhë dhe Pogradec ka prezencë të akullit në rrugë. Fshatrat Mogolicë e Gorë në bashkinë e Maliqit mund të kalohen me zinxhirë, edhe pse janë pastruar nga dëbora dhe është hedhur kripë në rrugë.

LAJMI KRYESOR: Vishuni trashë! Temperatura deri në -5°C parashikimi i motit (HARTA LIVE)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti keq në shqipëri moti ne shqiperi moti keq në shqipëri moti ne shqiperi

Sondazh

Poll