Art&Argëtim

Olta Gixhari zbulon për herë të parë bashkëshortin: Quhet Dori dhe është shqiptar

8 Shkurt 2022, 20:28 Nga DOSJA
Olta Gixhari zbulon për herë të parë bashkëshortin:

TIRANË– Aktorja Olta Gixhari ka dhënë për herë të parë detaje mbi bashkëshortin e saj me të cili ka edhe një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Amar. Në një lidhje me Skype në “Ftesë në 5” nga Valencia e Spanjës ku dhe jeton Gixhari tha se bashkëshorti i saj quhet Dori dhe se është shqiptar.

“Unë emrin edhe mund t’ ia them. S’ia kam thënë se s’më kanë pyetur kurrë për emrin… Zakonisht më pyesin pse s’nxjerr foto me fytyrën e tij. Quhet Dori, po, po, shqiptar është,”- u shpreh ndër të tjera aktorja.

Olta Gixhari shtoi se nuk poston foto me të shoqin pasi ai nuk është një personazh publik e nuk ka dëshirë të përfshihet në media.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz olta gixhari olta gixhari

Sondazh

Poll