Art&Argëtim

Mozzik e Getinjo sërish në telashe! Policia zvicerane u ndërpret xhirimet, ç’ndodhi?

8 Shkurt 2022, 13:08 Nga DOSJA
Mozzik e Getinjo sërish në telashe! Policia zvicerane u ndërpret

ZVICËR– Reperi i njohur nga Kosova, Mozzik (Gramoz Aliu) ka paralajmëruar publikimin e albumit të ri “Lamboziki”, ku edhe do të sjellë një bashkëpunim me të vëllanë, Getinjon. Klipi i këngës me titullin “Broski” ka nisur që të xhirohen në Zvicër, por nuk ka shkuar sipas planit.

Gjatë xhirimeve policia zvicerane ka ndërhyrë duke ua ndërprerë ato për një kontroll të makinave të tyre luksoze, madje për rastin u fol edhe në edicionin e lajmeve në televizionin zviceran.

“Policia ndërpreu xhirimet e djeshme të videoklipit të reperit Mozzik në Cyrih,”- thuhet në postimet e shpërndara nga dy reperët nga Ferizaj. Ndërsa, në një tjetër postim Mozzik ka postuar edhe raportimin në një prej televizioneve atje. Ndërkohë të gjithë fansat e tij do të duhet që të presin publikimin e albumit më 14 shkurt.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz getinjo mozzik zvicer getinjo mozzik zvicer

Sondazh

Poll