Art&Argëtim

VD- Moderatorja Mhilli: Pensionistët më dërgonin letra, më kërkonin dorën për djemtë

8 Shkurt 2022, 18:19 Nga DOSJA
VD- Moderatorja Mhilli: Pensionistët më dërgonin letra, më

TIRANË– Moderatorja Valbona Mhilli ka rrëfyer se gjatë karrierës së saj është vënë përpara propozimeve të çuditshme. Në një intervistë për TVKlan, Mhilli tha se gjatë kohës që drejtonte një program në televizion, shumë pensionistë i dërgonin letra. Sipas Mhillit, pensionistët i kërkonin dorën për djemtë e tyre, pavarësisht statusit të saj. Moderatorja shtoi se i ka pritur gjithnjë me humor propozime të tilla.

Pjesë nga biseda:

Katerina Trungu: Është realizuar dëshira jote më e madhe në televizion apo ka diçka më tej?

Valbona Mhilli: Unë kam pasur fatin e mirë që nga radio u mora me politikë dhe kur merresh me politikë arrin të kuptosh shumë gjëra, aq më tepër kur je në terren dhe kupton sa e nevojshme është për t’i ardhur në ndihmë shikuesve, ndjekësve, mbështetësve të një force politike. Programi im i parë në televizion ka qenë nga ata që e kam dashur shumë sepse kam diskutuar për tematika të ndryshme që preknin teleshikuesin.

Katerina Trungu: Ti je eksperte ndërkohë.

Valbona Mhilli: Atë periudhë kohe më vinin dhe letra nga pensionistët, të cilët më kërkonin dorën për djemtë. Në një letër që mua më dërgonin dhe unë mezi prisja t’i hapja për t’iu ardhur në ndihmë, më shkruhej “nuk ka problem cili është statusi yt, e rëndësishme është që ti të na njohësh ne”.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz valbona mhilli valbona mhilli

Sondazh

Poll