Art&Argëtim

Ç’deshi të thotë? Habit Albin Kurti: Prindi i prindit që nuk është gjyshi (Po kush?)

8 Shkurt 2022, 13:00 Nga DOSJA
Ç’deshi të thotë? Habit Albin Kurti: Prindi i prindit

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka marrë pjesë në tryezën shkencore kushtuar studiuesit të albanologjisë, profesorit dhe drejtuesit shumëvjeçar të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Sadri Fetiu. E gjitha me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij. Por i ka konfuzuar pak të gjithë me një term që ka përdorur.

“Prindi i prindit që nuk është gjyshi,”-tha Kurti teksa fliste për veprat e profesorit, Sadri Fetiu. Derisa po e përshkruante qasjen e Fetiut me nxënësit, Kurti ka ndarë një kujtim me babanë e vet, i cili ia kishte mësuar poezinë “Vaje” të shkrimtarit Andon Zako Çajupi.

Kurti tha se në fillim kishte menduar se poezinë e kishte shkruar profesori Sadri Fetiu, i cili ia kishte mësuar babait të tij poezinë “Vaje”. Në fjalën e tij, kryeministri sqaron se shumë kohë më vonë, poezia titullohej “Vaje” e jo “Evgjenia” siç kishte menduar, e më pas kishte kuptuar edhe se autor i saj ishte Çajupi. Pikërisht në këtë moment, Kurti thotë se sa i rëndësishëm është prindi, është edhe prindi i prindit, e që nuk është gjyshi.

“Unë si fëmijë, para se ta hasi Evgjeninë te letërsia dhe mitologjia antike, Euripidi e Lukreci e më vonë edhe te Dante e te Gëte, e kam mësuar Evgjeninë e Andon Zako Çajupit te poezia “Vaje”. Mirëpo para se të shkoj në shkollë e mbaj në mend mirë që babai e recitonte këtë poezi, të cilën unë mendoja që quhet “Evgjenia”, e jo “Vaje”. Atëkohë jo vetëm që mendoja që quhet “Evgjenia” e jo “Vaje”, por mendoja që e ka shkruar Sadri Fetiu, sepse babai e recitonte poezinë edhe thoshte që ja ka mësuar Sadri Fetiu. E unë besoja që ai që ia ka mësuar edhe e ka shkruar. Është dashur shumë vjet më vonë në shkollë ta marr vesh se poezia nuk quhet “Evgjenia”, por quhet “Vaje” dhe se nuk e ka shkruar Sadri Fetiu, por e ka shkruar Anton Zako Çajupi. Sa është i rëndësishëm prindi, po aq i rëndësishëm është edhe prindi i prindit e që nuk është gjyshi. Para se të kem mësuese timen, kam pasur mësues të prindit tim, e që ka qenë Sadri Fetiu”, ka thënë Kurti.

Ndoshta do të bazohet në shprehjen “mësuesi është prind i dytë”, po ku i dihet…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

virale virale albin kurti kosove albin kurti kosove

Sondazh

Poll