Art&Argëtim

VD- Dënimi i Tahirit shkakton debat në BBV, Monika e bindur: E dija që do bënte burg

8 Shkurt 2022, 16:55 Nga DOSJA
VD- Dënimi i Tahirit shkakton debat në BBV, Monika e bindur: E dija

TIRANË– Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka vënë në dilemë banorët e ‘Big Brother vip’. Ata ishin mbledhur në një dhomë duke zhvilluar një sfidë që u kishte ngarkuar ‘Vëllai i Madh’. Çështja ishte në leximin e disa titujve lajmesh dhe konstatimin e tyre, nëse ishin të vërteta apo jo. Një prej titujve që u lexua nga aktorja Arjola Demir ishte dënimi i Tahirit. Të gjithë kishin mëdyshje, ndërsa Monika Lubonja e dinte me siguri që kjo gjë ishte e vërtetë. Ajo tha se dihej që Tahiri do të dënohej, pasi e kishte ndjekur si çështje.

Pjesë nga biseda:

Arjola Demiri: Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shpallet fajtor dhe dënohet me tre vite e 4 muaj burg.

Monika Lubonja: Për mua po, është e vërtetë. Nuk besoj se do të kishin sajuar diçka të tillë.

Arjola Demiri: Unë nuk i kam ndjekur

Einxhel Shkira: Ka qenë në gjyq prej kaq shumë vitesh.

Monika Lubonja: Për mua po, sepse ka qenë në gjyq dhe dihej kjo gjë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arjola demiri big brother vip denohet saimir tahiri monika lubonja arjola demiri big brother vip denohet saimir tahiri monika lubonja

Sondazh

Poll