Art&Argëtim

‘E përcaktuam vetë gjininë e bebit’, Angela Martini: U bëra mike me nënën surrogate

8 Shkurt 2022, 07:45 Nga DOSJA
‘E përcaktuam vetë gjininë e bebit’, Angela Martini:

SHBA– Modelja shqiptare Angela Martini ka zbuluar se e ka përcaktuar vetë gjininë e foshnjes së saj. Kështu deklaroi modelja në një intervistë të dhënë për ‘Blick’. Martini tha se zgjodhi që lindjen e djalit ta bënte me një nënë surrogate, e në këtë mënyrë mund të kishin dhe privilegjin që të zgjidhnin gjininë e fëmijës. Ajo tregoi se bashkuan vezët dhe spermatozodiet më të shëndetshme duke eleminuar sëmundjet apo rreziqet e tjera.

“Ndihem e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri. Ndjeva lidhjen e fortë me djalin që në momentin kur erdhi në jetë, është e vështirë ta shpjegosh me fjalë. Për shumë arsye personale, vendosëm që fëmijën ta sjellim në jetë me nënë surrogate. Unë e di se sa e pazakontë është një procedurë e tillë në Evropë për sa i përket ligjshmërisë dhe kulturës. Por në këtë mënyrë ne mund të zgjidhnim gjininë e fëmijës sonë. Ishim në gjendje të bashkonim vezët dhe spermatozoidet tona më të forta dhe më të shëndetshme, duke eliminuar alergjitë, sëmundjet autoimune, rreziqet e kancerit e kështu me radhë“, është shprehur modelja.

Më tej ajo ka treguar se ka qenë e pranishme në sallën e lindjes dhe ka përjetuar shumë emocione. Angela dhe gruaja që zgjodhën për të sjellë në jetë fëmijën e tyre tashmë janë bërë mikesha shumë të mira.

Flisnim çdo ditë me njëra-tjetrën, shkonim së bashku në takimet me mjekun dhe gjithmonë e kisha nën kontroll shëndetin e fëmijës tim. Kjo ishte shumë emocionuese. Në fund u bëmë mikesha. Lindja ishte shumë emocionuese për mua. Ishte e mahnitshme!”, ka thënë modelja.

Modelja u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit 2021 me një djalë. Vogëlushi erdhi në jetë me ndihmën e një nëne surrogate.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz angela martini modele angela martini modele

Sondazh

Poll