Art&Argëtim

Takimi Putin-Macron! Video virale, dy liderët ‘lëkunden’ në tavolinën gjigande

8 Shkurt 2022, 12:51 Nga DOSJA
Takimi Putin-Macron! Video virale, dy liderët ‘lëkunden’

RUSI– Takimi i presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Vladimir Putin të Rusisë ishte një ndër lajmet kryesore ditën e sotme për shkak se do diskutonin për shmangien e luftës në Ukrainë. Megjithatë, në rrjetet sociale ky takim u shndërrua në shaka.

Tavolina me madhësi të madhe e Kremlinit, ku dy presidentët shihen në largësi prej disa metrash nga njëri-tjetri u shndërrua në një lojë nga personat që dinë se si funksionon montazhi.

Putin and Macron are meeting in the most absurd setting ? pic.tëitter.com/p6R80vëygd

— ëu-Tang Is For The Children (@ëUTangKids) February 7, 2022

Në video, Macron dhe Putin duket sikur janë në një park të lodrave për fëmijë, pasi tavolina lëkundët. Video mori më shumë se 2 milionë shikime e me mijëra komente dhe shpërndarje.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

virale virale macron putin macron putin

Sondazh

Poll