Aktualitet

Përdhunoi të miturën, dënohet me 9 vite burg pedofili nga Kurbini, bën vetëm 6

8 Shkurt 2022, 15:32 Nga DOSJA
Përdhunoi të miturën, dënohet me 9 vite burg pedofili nga

TIRANË– Ervis Gjeci, banues në Kurbin është dënuar me nëntë vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze të mitur, mësohet se Gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë ditën e sotme vendimin për Gjecin, i cili do të bëjë vetëm 6 vite burg pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Ai u shpall fajtor për veprat penale “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”.

Ervis Gjeci u arrestua në nëntor të vitit 2019. E mitura e denoncoi për abuzim Gjecin. Në prani të psikologes vajza rrëfente se Gjeci kërcënonte vazhdimisht për të vazhduar lidhjen me të.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet ervis gjeci ervis gjeci gjykata e apelit tirane denohet ervis gjeci ervis gjeci gjykata e apelit tirane

Sondazh

Poll