Aktualitet

VD/ Bordurë metalike? Policia gënjeu për aksidentin e djeshëm në Librazhd

8 Shkurt 2022, 14:36 Nga DOSJA
VD/ Bordurë metalike? Policia gënjeu për aksidentin e

LIBRAZHD – Kthesa e Murrashit nuk ka bordurë metalike. Edhe pse policia raportoi dje se autobusi i linjës Korçë-Tiranë u përplas me bordurën metalike duke shpëtuar nga tragjedia 20 pasagjerë e vërteta është se mikrobusi u ndal nga një masiv dheu i vendosur në anë të rrugës.

Kjo mund të vërehet nga pamjet e mediave, ku shikohet se në anë të rrugës së Murrashit nuk ka asnjë bordurë metalike, ndryshe nga sa pretendon policia.

Javën e kaluar, Elmi Keqa, Elona Keqa, dhe Elis Sulmataj humbën jetën pasi automjeti “Ford” me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lumin Shkumbin. Aksidenti ndodhi po në Kthesën e Murrashit, ku dje mikrobusi i linjës Korçë-Tiranë shpëtoi për mrekulli nga tragjedia. Brenda tij ndodheshin 20 persona. Pas vdekjes së 3 personave, policia e Librazhdit vendosi vetëm barriera plastike. Nëse do të respektoheshin rregullat e mbrojtjes rrugore, Elmi Keqa, Elona Keqa dhe Elis Sulmataj do të ishin sot gjallë. As aksidenti i djeshëm nuk do të kishte ndodhur.

“Më datë 07.02.2022, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin “Ura e Murrashit’, shtetasi M. L., 29 vjeç banues në Korçë , duke drejtuar mjetin autobuz tip “Benz”, si pasojë e lagështirës në rrugë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën metalike. Nuk ka dëme në njerëz vetem dëme të lehta materiale”, shkruan dje policia.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll