Aktualitet

Doza e 3 e vaksinës anti-Covid, mësoni efektet anësore: Ethe, dhimbje koke, lodhje…

8 Shkurt 2022, 14:49 Nga DOSJA
Doza e 3 e vaksinës anti-Covid, mësoni efektet anësore: Ethe,

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar disa nga efektet që mund të pësojë çdo i vaksinuar që merr dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ministria bën me dije se doza e tretë e vaksinës mund të japë të njëjtat shqetësime si dy dozat e para. Ethe, dhimbje koke, dhimbje e vendit të injektimit dhe lodhje janë efektet anësore që mund të ketë çdo qytetar që merr dozën e tretë të vaksinës.

“Efektet anësore pas vaksinimit ndaj Covid 19 me dozën e tretë, janë të ngjashme me efektet që keni pasur gjatë vaksinimit me dy dozat e para. Shenjat që do u shfaqen me dozën e tretë janë, ethe, dhimbje koke, dhimbje e vendit të injektimit, lodhje etj. shumica e efekteve anësore janë të lehta porn ë raste të rralla mund të jenë serioze. Nëse përjetoni efekte anësore serioze kontaktoni me mjekun tuaj,”- thuhet në postim.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e shendetesise vaksinimi masiv ne shqiperi ministria e shendetesise vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll