Aktualitet

Braktisi mjetin me emigrantë, arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim

8 Shkurt 2022, 14:20 Nga DOSJA
Braktisi mjetin me emigrantë, arrestohet 38-vjeçari i shpallur

ELBASAN- Orges Dosku, 38 vjeç, banues në Elbasan është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se për Doskun Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Konkretisht më 9 shtator të vitit të kaluar, Dosku braktisi mjetin tip “Volkswagen”, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:  

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim:

-O. D., 38 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Korçë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.09.2021, në Pogradec, ku shtetasi O. D., pasi ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet policore të DVP Korçë, ka braktisur mjetin tip “Volkswagen”, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Pogradec.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet orges dosku orges dosku arrestohet orges dosku orges dosku

Sondazh

Poll