Bota

Vrasja e Alkit/ Prindërit e të riut shkojnë në Gjykatë, pritet takim me hetuesinë

8 Shkurt 2022, 10:47 Nga DOSJA
Vrasja e Alkit/ Prindërit e të riut shkojnë në Gjykatë,

GREQI– Prindërit e Alkis Kampanos janë paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Selanikut. Prindërit e 19-vjeçarit, do të takojnë ditën e sotme hetuesit që po merrem me çështjen e djalit të tyre. Në intervistat e tyre televizive, prindërit e Alkis Kampanos kanë folur me zë dhe figurë për humbjen e djalit të tyre, duke kërkuar që dhuna e tifozëve të ndalet e që asnjë prind tjetër të mos vajtojë për humbjen siç po vuajnë ata.

“Çështja e Alkisit nuk duhet harruar. Nëse harrohet, një familje tjetër do të vuajë. Është për të ardhur keq që familjet po vajtojnë fëmijët e rinj”, tha Aristidis, duke folur për ANT1, teksa vuri në dukje se kërkesa duket paksa utopike, me frikën se në të ardhmen një familje tjetër do të jetë në një pozicion të ngjashëm me të tyren.

Çfarë ka ndodhur?

Mëngjesin se martës, pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK, Alkis Kampanos u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut. Autori i vrasjes u identifikua një 23-vjeçar shqiptar me emrin Afksendos Çarçiu, pjesë e ultrasve të PAOK-ut të quajtuir “Bicepsi i Veriut”. Ai rrahu dhe goditi për vdekjen viktimën me kosë. Identifikimi i tij u bë i mundur nga kamerat e sigurisë përreth zonës së Charilou. Efektivët e rendit në Selanik sekuestruan një grup sendesh dhune në një prej zyrave të “Bicepsit të Veriut” në qendër të Selanikut. Rezultoi se mbajtësi i çelësave ishte Çarçiu. Ai u arrestua dhe u dënua me 5.4 vite burg. Vrasësi mohoi të kishte lidhje me sendet e gjetura. Për krimin tronditës, policia greke ka shpallur në kërkim dhe 20-vjeçarin nga Shqipëria Rogers Demirazi, i cili mendohet se fshihet në atdhe. Autori i vrasjes, Afksendos Çarçiu do të përballet nesër me akuzën e vrasjes me paramendim nga Gjykata e Selanikut.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni alkis kampanos alkis kampanos

Sondazh

Poll