Politike

DENONCIMI/ Turpi me kutitë e votimit, ja si u mbushën pas godinës së KZAZ-së (Foto)

1 Korrik 2019, 20:19 Nga DOSJA
DENONCIMI/ Turpi me kutitë e votimit, ja si u mbushën pas godinës

VAU I DEJËS– Një denoncim tregon se kutitë e votimit në Vaun e Dejës janë mbushur me vota jashtë godinës.

Në foton e publikuar nga JOQ, shihet se disa persona kanë marrë kutitë e cotimit, kanë dalë pas qendrës së votimit dhe i kanë mbushur. 

Më pas në denoncim theksohet se kutitë janë futur sërish në qendër nga dera e pasme e godinës. 

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit.

Ndërkohë ka pasur denoncime të shumta në lidhje me mbushjen kutive të votimit, me nurmin e votave të cilat kanë dalë më tepër se sa votuesit. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mbushen kutite e votimit vau i dejes mbushen kutite e votimit vau i dejes

Sondazh

Poll