Politike

Basha bën bilancin pas zgjedhjeve: PD më e fortë, PS-në e mbështesin vetëm për para

1 Korrik 2019, 18:47 Nga DOSJA
Basha bën bilancin pas zgjedhjeve: PD më e fortë, PS-në e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë edhe llogaritjet e tij pas zgjedhjve lokale të 30 qershorit edhe pse nuk mori pjesë në to.

Sipas Bashës, opozita e bashkuar doli më e fortë nga zgjedhjet, ndërsa PS-ja ka humbur mbështetësit e saj duke mbetur vetëm me mercenarët.

PD doli më e forte dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim. 30 qershori zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para. Përballë saj qendrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave. Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën. Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken,”-tha Basha.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake:

· 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë

· Votime pa zgjedhje

· Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve

· Mos funksionim gjykatash

· Vendime të gabuara të KQZ-së

· Marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze.

Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës.

Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë.

Farsa dështoi.

PD doli më e forte dhe më e bashkuar nga 30 qershori

Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori.

Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më parë dhe më të fortë se kurrë më parë.

Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim.

Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori.

30 qershori zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para.

Ca për para krimi,

Ca për para tenderash dhe koncesionesh,

Ca për paratë e rrogës.

Edi Rama e ka katandisur Partinë Socialiste në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh.

Përballë saj qendrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave.

Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën.

Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken.

Qendrimi juaj më 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim.

Me qëndrimin tuaj, ju e bëtë të pashmangshëm ndryshimin

Kjo është tashmë sfida jonë.

Ne, Partia Demokraitke e gjithë opozita e bashkuar, bashke me ju duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin që ju doni.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha pd ps zgjedhjet lokale 2019 lulzim basha pd ps zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll