Politike

Basha nuk tërhiqet: Beteja ndaj Ramës vijon, ai duhet të largohet e hetohet

1 Korrik 2019, 19:04 Nga DOSJA
Basha nuk tërhiqet: Beteja ndaj Ramës vijon, ai duhet të largohet

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë urgjente për shtyp ka rikonfirmuar sërish betejën e tij kundër kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bashës, beteja ndaj Ramës vijon dhe ai duhet të largohet dhe të hetohet për manipulimin e procesit zgjedhor.

“Beteja jone vazhdon edhe me e forte edhe me e vendosur.  Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon: Edi Rama duhet të largohet dhe të hetohen te gjithe ata qe janë kapur duke manipuluar zgjedhjet me krimin. Dhe 30 qershori tregoi se me Edi Ramen nuk ka dhe nuk mund të kete zgjedhje te lira dhe te ndershme. Edi Rama duhet refuzuar siç e refuzuat ju. Ai nuk mund të jetë më pjesë e asnjë hapi drej të ardhmes. Bashkë me të Duhet të largohen dhe të gjithë qeveritarët e korruptuar. Dhe të inkriminuar Duhet që të gjithë të dalin para drejtësisë. Tani, ndryshimi është prioriteti ynë politik,”-tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Edi Rama nuk mund të jetë më pjesë e asnjë hapi drejt së ardhmes. Ndryshimi e vetmja vlerë e 30 Qershorit. Ndryshimi është qëllimi im më i madh. 85% e shqiptareve duan ndryshim. Kjo eshte e vetmja vlere e asaj që ndodhi dje.

Gjithcka tjeter eshte farse e paligjshme antikushtetuese dhe nje provokim per shqiptaret te cilet nuk ranë pre e tij. Kete e di shume mire dhe Edi Rama!

Votimi i dejshem nuk e zgjidhi, por e thelloi krizen sepse, edhe me fort, dje u rikonfirmua se shkaktari i saj eshte Edi Rama, se me Edi Ramen nuk ka asnje shprese se mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Beteja jone vazhdon edhe me e forte edhe me e vendosur.  Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon: Edi Rama duhet të largohet dhe të hetohen te gjithe ata qe janë kapur duke manipuluar zgjedhjet me krimin.

Dhe 30 qershori tregoi se me Edi Ramen nuk ka dhe nuk mund të kete zgjedhje te lira dhe te ndershme. Edi Rama duhet refuzuar siç e refuzuat ju. Ai nuk mund të jetë më pjesë e asnjë hapi drej të ardhmes

Bashkë me të Duhet të largohen dhe të gjithë qeveritarët e korruptuar. Dhe të inkriminuar Duhet që të gjithë të dalin para drejtësisë. Tani, ndryshimi është prioriteti ynë politik.

Ndryshimi është qëllimi im më i madh. Një ndryshim i thellë politik dhe ekonomik. Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve duhet të jetë fillimi i ndryshimit që presim.

Nëse politikanët nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, nëse politikanët nuk dalin para drejtësisë për korrupsionin dhe krimet e tyre, asnjë ndryshim nuk do të jetë i vërtetë.

Ditën kur politikanët të kenë frikë nga ligji, të kenë frikë nga drejtësia, ajo është dita kur Shqipëria është bërë europiane.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet lokale 2019 lulzim basha zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll