Politike

“Si një turist gjerman”, brekushet dhe çorapet e Ramës kryefjalë e mediave greke

1 Korrik 2019, 19:44 Nga DOSJA
“Si një turist gjerman”, brekushet dhe çorapet e

TIRANË– Brekushet dhe çorapet e kryeministrit Edi Rama, që ky i fundit kishte veshur ditën e 30 qershorit janë bërë kryefjalë e mediave greke. Kjo veshje, që nga mediat fqinje e kanë cilësuar kryeministrin Rama ‘turist gjerman’ ka tërhequr shumë vëmendjen.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq i veshur si një turist gjerman ditën e votimeve. Çfarë mesazhi kërkon të përcjellë Rama me këtë veshje? Të jetë një mesazh kundrejt opozitës që nuk mori pjesë?”- shkruan Protothema.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike “protothema”. edi rama veshaj e kryeministrit rama “protothema”. edi rama veshaj e kryeministrit rama

Sondazh

Poll