Politike

“Donim të bllokonim 30 qershorin”, Noka tregon pse PD-ja ndërroi strategji

1 Korrik 2019, 19:08 Nga DOSJA
“Donim të bllokonim 30 qershorin”, Noka tregon pse PD-ja

TIRANË– Flamur Noka ka treguar se Partia Demokratike ishte e vendosur për bllokimin e zgjehdjeve të 30 qershorit. I ftuar në edicionin e lajmeve të “Ora neës”, Noka tregoi se PD-ja ndryshoi strategji në momentin e fundit.

Ne kemi patur vëzhgues në terren në çdo qendër votimi. Kishim vendosur që edhe mund t’i bllokonim, mos të zhvillohej kjo farsë.

Por strategjia ndërroi në konsultim me partnerët tanë strategjikë dhe kjo skemë funksionoi. Farsa dje nxorri zbuluar Edi Ramën dhe e nxorri në një minorancë absolute të frikshme përballë shqiptarëve,”- tha ai.

Më tej Noka komentoi edhe raportin paraprak të OSBE/ ODIHR, të cilin e vlerësoi si monoton pasi theksoi se misioni i vëzhguesve këtë gjë ka thënë gjithmonë pas zgjedhjeve.

Farsa e turpshme dështoi. Në një palë votime ku marrin pjesë nga 10-15 % e votuesve dhe 80-90 % e shqiptarëve refuzojnë të bëhen pjesë e votimeve nuk mund të jenë zgjedhje.

Sot misioni i OSBE/ ODIHR nuk përmendi në asnjë rast mundësinë e njohjes së këtyre zgjedhjeve, pranimit të tyre dhe nuk përmendi që këto zgjedhje ishin të lira dhe të ndershme dhe nuk përmendi në asnjë rast që shqiptarët votuan të lirë, apo se këto zgjedhje ishin demokratike dhe në përputhje me standardin.

Ne jemi mësuar vazhdimisht që edhe misioni i OSBE/ ODIHR-it pas votimeve gjithmonë të përdorë këtë frazeologji standardi për zgjedhjet.

Pra është hera e parë që nuk u përmendën dhe nuk u theksuan, por përkundrazi u theksua se shqiptarët nuk patën mundësi për zgjedhje.

Edhe vëzhguesit konstatuan se kjo ishte një fazë e turpshme,”– komentoi Noka.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flamur noka zgjedhjet e 30 qershorit flamur noka zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll