Politike

Paralajmëroi aksion kundër Ramës, Basha shtrohet në birra me besnikët e protestave (Foto)

1 Korrik 2019, 20:02 Nga DOSJA
Paralajmëroi aksion kundër Ramës, Basha shtrohet në birra me

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur të bëjë hapat e para pasi paralajmëroi se opozita do të nisë aksion kundër Ramës. Në një foto të siguruar nga Dosja.al, Basha shihet mjaft i qeshur teksa është ulur në një tavolinë e pjesëtarë të Lëvizjes Për Mbrojtjen e Teatrit.

Këta të fundit e kanë mbështetur PD-në në çdo protestë që ka zhvilluar kundër qeverisë Rama.

Në tavolinë shihet që ka ushqime të ndryshme dhe birra. I relaksuar kryedemokrati ka vendosur të ndërmarrë një pauzë pas 30 qershorit, edhe pse nga fotoja nuk duket nëse ka birrë në dorë apo jo.

Krah Bashës shihen të ulur, Bujar kapexhiu, Mirela Jorgo, Andi Tepelena, Mark Marku, Edmond Tupja, që ishin edhe pjesë e lëvizjes “Edheunë” për bojkotimin e 30 qershorit.

Në një deklaratë që dha për mediat, Basha paralajmëroi se opozita do të ndërmarrë çdo aksion të mundshëm kundër kryeministrit Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha me birra lulzim basha pjesëtarë të lëvizjes për mbrojtjen e teatrit. basha me birra lulzim basha pjesëtarë të lëvizjes për mbrojtjen e teatrit.

Sondazh

Poll