Sport

Cerekfinalet e Kupës së Italisë, sot Inter-Roma

8 Shkurt 2022, 10:42 Nga DOSJA

ITALI – Rikthehen sot Kupës e Italisë në fazën çerekfinale të kompeticionit, ku përballen ekipet më në zë të futbollit italian. Mbrëmjen e sotme, në orën 21:00,  në “San Siro” do të luhet çerekfinalja e parë, Inter-Roma.

Një sfidë e veçantë sidomos për trajnerin e zikaltërve, Jose Mourinho, që kthehet në këtë impiant si kundërshtar për të herë të parë që pas triumfit të trefishtë si trajner i Interit 11 sezone e gjysmë më parë.

Sa u përket formacioneve, Inzaghi ka menduar të lërë pushim de Vrij dhe Perisic, me kroatin të dëmtuar në derbin e fundit me Milanin. Në vend të tyre do të aktivizohen Ranocchia ose D’Ambrosio në mbrojtje dhe Dimarco si anësor i majtë. Në fazën sulmuese, Sanchez me dhumë mundësi do të marrë vendin e Lautaro Martinezit në krah të Edin Dzekos.

Nga ana tjetër, Mourinho konfirmon mbrojtjen titullare, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, do të jetë në stol. Në sulm konfirmohet Zaniolo, pasi është i skualifikuar në kampionat, duke formuar dyshen me Abraham. Mourinho do të ketë në dispozicion edhe kapitenin Pellegrini, por jo nga minuta e parë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #kupaitalise inter roma seriea #kupaitalise inter roma seriea

Sondazh

Poll