Sport

CUP, grupi i tifozëve parizienë shpreh zemërimin për menaxhimin e PSG-së

8 Shkurt 2022, 05:24 Nga DOSJA

FRANCE Fitorja në Lille, të dielën për javën së 23-të të Ligue 1 (5-1), nuk i ka qetësuar disa tifozë të PSG-së. Grupimi Collectif Ultras Paris ka publikuar një deklaratë për shtyp në llogarinë e tij në Twitter të hënën në mbrëmje, në të cilën akuzon klubin kryeqytetas dhe kritikon drejtimin sportiv të viteve të fundit.

Në letrën e tyre të hapur, anëtarët e CUP-it kundërshtojnë ashpër filozofinë aktuale të klubit parizian, i cili në sytë e tyre “grumbullon yjet, si një fëmijë i llastuar”, dhe dëshiron të jetë “një markë globale”

Tifozët përplasin “grushtat në tryezë” dhe rendisin shumë elementë, që ata i konsiderojnë të gabuara në klub: menaxhimin katastrofik të të rinjve të stërvitur te PSG, problemet e përsëritura ekstrasportive “të denja për një telenovelë”, ose ndryshimet e pandërprera të trajnerëve “pa një projekt koherent”.

“Durimi ynë ka kufij”, thuhet në postim, ndërsa kujtojmë se ky grup tifozësh fanatikë të PSG-së njihet në Champions League edhe për “spektaklet” e mjeteve piroteknike, gjë që tashmë i ka kushtuar klubit sanksione nga UEFA.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport disa tifozë të psg-së. drejtimin teknik të psg-së drejtori i psg leonardo grupimi collectif ultras paris ka publikuar një deklaratë disa tifozë të psg-së. drejtimin teknik të psg-së drejtori i psg leonardo grupimi collectif ultras paris ka publikuar një deklaratë

Sondazh

Poll