Sport

VIDEO/ Lampard mbron mesfushorin Dele Alli: “Nuk me intereson çfarë rrobash vesh”

8 Shkurt 2022, 05:57 Nga DOSJA

ANGLI – Mesfushori Dele Alli (25), i cili nënshkroi me Everton javën e kaluar, është një lojtar që ndez vazhdimisht debate në Angli. Ai nuk konfirmoi me Tottenhamin potencialin që i ishte parashikuar në vitin 2018, kur ishte një nga lojtarët anglezë në Botërorin e Rusisë. Ndaj edhe përflitet për jetën e tij jashtë fushe.

Kështu, të shtunën e kaluar, veshja e rastësishme që ai shfaqi në “Goodison Park”, në pjesën e parë Everton-Brentford (4-1), me rastin e prezantimit të tij para tifozëve të Evertonit, shkaktoi kritika të shumta, si ato të lëshuara nga Glenn Hoddle, lavdia e dikurshme e Spurs, në BT Sport:

“Nuk më pëlqeu mënyra me të cilën ai doli në fushë dhe rrobat që kishte veshur”,– tha ai, duke shtuar se mesfushori sulmues të paktën mund të ishte veshur “me tuta”. Në të njëjtën kohë, edhe dy ish-lojtarët skocezë, Alan Brazil dhe Ally McCoist, kritikuan në radio TalkSport faktin që Alli drejton një Rolls-Royce.

Mirëpo trajneri Frank Lampard, vërejtjet në drejtim të lojtarit të sapo marrë nga Tottenham i ka konsideruar të papërshtatshme: “Kam shumë respekt për Ally McCoist, Alan Brazil, Glenn Hoddle, nuk do ta lejoja veten t’i kundërshtoja ata. Por për mua që punoj çdo ditë me Delen, nuk më intereson fare se çfarë makine drejton, çfarë rrobash vesh, përderisa stërvitet çdo ditë, dëshiron të përmirësohet, të respektojë klubin, shokët e tij dhe të japë maksimumin. të ketë sukses,”– ka deklaruar trajneri i ri i bluve të Manchesterit.

DCL, Dele and Donny van de Beek are in squad for #NEWEVE! ?

Watch live: https://t.co/sNIafvvU49 pic.twitter.com/l9bt3QCEjp

— Everton (@Everton) February 7, 2022

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ashley cole i bashkohet frank lampardit te everton mesfushori dele alli shfaqi në “goodison park” tani që franki është trajneri i evertonit ashley cole i bashkohet frank lampardit te everton mesfushori dele alli shfaqi në “goodison park” tani që franki është trajneri i evertonit

Sondazh

Poll