Sport

Sergio Aguero dhe problemet me zemrën: “Kur e kuptova se diçka nuk po shkonte”

7 Shkurt 2022, 20:37 Nga DOSJA
Sergio Aguero dhe problemet me zemrën: “Kur e kuptova se diçka

SPANJË– Më datë 15 dhjetor Sergio Aguero vendosi ti thotë lamtumirë futbollit. Pas vetëm 5 ndeshjesh me fanellën e Barcelonës dhe vetëm gjashtë muaj pas nënshkrimit me skuadrën katalanase, argjentinasi u detyrua të varte këpucët për shkak të problemeve me zemrën. Sulmuesi argjentinas ka treguar se si i ka kaluar ato momente dhe kur e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte.

“15 ditët e para ishin të tmerrshme. Kur ndodhi, mendova se nuk ishte asgjë dhe se gjithçka do të ishte mirë”. Por më pas, në një moment të saktë, kupton se ndoshta situata ishte më e rëndë se sa pritej. Kur mbërrita në spital më lanë vetëm në një dhomë të vogël me shumë monitorë rreth meje. Aty kuptova se diçka nuk shkonte. Dhe pas dy ditësh në spital, fillova të nervozohem.”

Mjekët fillimisht e këshilluan që të pushonte për tre muaj, por rezultatet e testit ndryshuan krejtësisht mendjen e mjekëve: Sergio Aguero nuk mund të vazhdojë të luajë më. 33-vjeçari u detyrua të pezullonte karrierën e tij dhe e bëri të ditur këtë me lot në një konferencë për shtyp të mbajtur në Camp Nou.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aguero barcelona spanje aguero barcelona spanje

Sondazh

Poll