Sport

Ankand në SHBA, figura e rrallë e Ronaldos te Sporting shitet për shifrën e çmendur

7 Shkurt 2022, 20:05 Nga DOSJA

SHBA– Gjatë një ankandi në Neë Jersey, në Shtetet e Bashkuara, një koleksionisti iu dha një pullë shumë e rrallë me fytyrën e  Cristiano Ronaldos. Për ta marrë atë, personi në fjalë pagoi 70 mijë euro. Figura u krijua nga shtëpia botuese Modena gjatë sezonit 2002-03, kur 5 herë fituesi i “Topit të Artë” bëri debutimin në futboll me Sporting Lisbon.


Figura me fytyrën e Ronaldos shkaktoi shumë entuziazëm midis koleksionistëve në ankandet e Goldin’s New Jersey.Jamie Salt, drejtor i Goldin, tha: “Kjo figurë paraqet një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është viti i parë i Ronaldos si profesionist.

Pak figura kanë mbijetuar ndër vite, shumë njerëz i kanë hedhur ose djegur dhe akoma më pak kopje kanë mbijetuar në gjendje të shkëlqyer.Kjo figurë është vetëm një nga 22 kopjet ekzistuese që kanë marrë Gem Mint 10 nga PSA, që do të thotë se është praktikisht e përsosur”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ronaldo sporting lisbon ronaldo sporting lisbon

Sondazh

Poll