Sport

Inter/ La Repubblica ngre alarmin:Barça ka ofruar pagë më të lartë për Brozovic

7 Shkurt 2022, 21:29 Nga DOSJA
Inter/ La Repubblica ngre alarmin:Barça ka ofruar pagë më

MILANO– Inter ka kohë që po punon për rinovimin e Marcelo Brozovic. Kroati konsiderohet nga të gjithë si i pazëvendësueshëm, Inzaghi i ka besuar atij mesfushën dhe nuk dëshiron të heqë dorë prej tij. Për këtë arsye po vazhdojnë negociatat për rinovimin e kontratës.

“Qëllimi i Marotta-s dhe Inzaghit është të ndërtojnë Interin e ardhshëm rreth lojtarit kroat. Ai është pikëmbështetja e lojës së Inzaghit dhe lamtumira e tij do të krijonte, nga pikëpamja e lojës, një problem serioz për ekipin. Propozimi i Interit për lojtarin (6 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme) ka qenë në tryezën e agjentëve të tij që nga dhjetori.Inter priste rinovimin pas mesit të janarit, por përfshirja e Barcelonës bëri që kroati të reflektojë. Klubi spanjoll ka ofruar një marrëveshje pesëvjeçare me 8 milionë euro në sezon”, raporton Repubblica.

Drejtuesit shpresojnë të shpallin rinovimin brenda dhjetë ditëve dhe Brozovic gjithashtu ka siguruar gjithmonë se do të vazhdojë të ardhmen e tij me Interin. Megjithatë, tani hipoteza e Barcelonës është një tundim për t’u marrë parasysh.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona brozovic inter barcelona brozovic inter

Sondazh

Poll