Aktualitet

Reshjet e borës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

8 Shkurt 2022, 07:19 Nga DOSJA
Reshjet e borës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

DIBËR– Reshje të dendura dëbore përfshinë mbrëmjen e djeshme Dibrën, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Arbrit. Bypassi i Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës u bllokua nga policia.

Gjatë natës në qarkun e Dibrës ka pasur reshje shiu dhe bore, të shoqëruar edhe me erë të fortë. Në rrugën Kuben-Vasije, trashësia e bores ka shkuar nderi në 30 cm, ndërsa rruga është e hapur dhe qarkullimi kalohet pa zinxhirë, ndërsa në lartësinë mbi 115 metra rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në aksin Peshkopi-Qafë Draje, trashësia e borës ka shkuar deri në 10 cm dhe kalimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë. Në rrugën Ura e Çerenecit -Klenje, trashësia e bores 30 cm dhe në lartësinë mbi 1100 m mbi nivelin e detit qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Ndërsa aksi rrugor Qaf Bualli-Kraste, trashësia e bores shkon deri 20 cm.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/ Bllokohet Rruga e Arbrit, fshatra pa energji, inerte në akse (SITUATA)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga e arbrit moti i keq ne shqiperi rruga e arbrit bllokohet rruga e arbrit moti i keq ne shqiperi rruga e arbrit

Sondazh

Poll