Aktualitet

Tahiri në burg! Lala: Ka lexuar libra, s’munguan dhe batutat me policët

8 Shkurt 2022, 06:30 Nga DOSJA
Tahiri në burg! Lala: Ka lexuar libra, s’munguan dhe batutat me

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lexuar libra brenda qelisë së tij. Kështu deklaroi mbrëmjen e kaluar gazetarja Klodiana Lala teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Opinion’. Ndër të tjera, ajo shtoi se Tahiri nuk ka kursyer edhe batutat me punonjësit e policisë.

Gazetarja tregoi se në fillim, Tahiri u shoqërua në ambinetet e Drejtorisë së Tiranës e më pas po atë mbrëmje u vendos në paraburgim te 313-ta.

‘Është shoqëruar fillimisht në ambientet e Drejtorisë së Tiranës dhe po atë mbrëmje në orën 22:35 është vendosur në paraburgimin 313. Në atë natë është vendosur në observim, i janë lejuar vetëm cigare dhe rroba. Është vendosur në katin e 2-të të burgut. Është në një qeli më vehte. Ditën e sotme i janë lejuar librat, ka lexuar, ka bërë dhe batuta me punonjësit e policisë më thanë.‘- është shprehur Lala.

(a.b/f.m)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala saimir tahiri klodiana lala saimir tahiri

Sondazh

Poll