Sport

Pas vrasjes të riut në Selanik, qeveria greke zotohet të veprojë kundër huliganizmit

7 Shkurt 2022, 14:56 Nga DOSJA
Pas vrasjes të riut në Selanik, qeveria greke zotohet të

GREQIA – Vendi fqinj, Greqia, do të ashpërsojë ligjet e saj për të luftuar dhunën si pasojë e ngjarjeve sportive, njoftoi të hënën një zëdhënës i qeverisë, pas një takimi kushtuar kësaj fatkeqësie, pak ditë pas vrasjes së një tifozi futbolli 19-vjeçar.

Alkis Kampanos u rrah dhe u godit me thikë për vdekje, në një përleshje të dyshuar me tifozëve rivalë në natën e 1 shkurtit pranë stadiumit të Arisit, klubi i tij i zemrës në Selanik.

I riu dhe dy persona të tjerë janë sulmuar në rrugë, ndoshta nga tifozët e klubit rival PAOK, hipotezë që hetimi ende nuk e ka konfirmuar. Dy viktimat e tjera janë plagosur dhe dërguar në spital. Një i dyshuar është arrestuar një ditë pas ngjarjes.

Nëna e viktimës mori fjalën në television, për të bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në futboll, një e keqe endemike në Greqi. “Dua që fëmija im të jetë i fundit që do të shkojë kështu. Mjaft më, majft!”, tha ajo.

Qeveria do të paraqesë së shpejti në Parlament një projekt-ligj që propozon një sërë masash në përpjekje për të frenuar fenomenin, duke përfshirë një përforcim të kontrolleve policore dhe dënime më të rënda për huliganët.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alkis kampanos u rrah dhe u godit me thikë për vdekje do të ashpërsojë ligjet e saj për të luftuar dhunën dy viktimat e tjera janë plagosur greqia alkis kampanos u rrah dhe u godit me thikë për vdekje do të ashpërsojë ligjet e saj për të luftuar dhunën dy viktimat e tjera janë plagosur greqia

Sondazh

Poll

Sport 7 Shkurt 2022, 11:51

Befason Mbappe: “Nuk dua të flas me Realin…”

FRANCE – Kylian Mbappé ka dhënë një deklaratë të fortë pas përfundimit të ndeshjes kundër Lille, që përfundoi me fitoren 1-5 të PSG-së.Vetëm nëntë ditë pa...