Sport

Joachim Low gati për postin e Fenerbahçes, pavarësisht grindjeve me Mesut Ozil…

7 Shkurt 2022, 14:39 Nga DOSJA

TURQI – Fituesi i Kupës së Botës, Joachim Low ka mbetur pa punë që kur u largua nga detyra si trajneri i Gjermanisë pas Euro 2020. Ndeshja e tij e fundit në krye të “Die Mannschaft” ishte një humbje 2-0 në 1/16 kundër Anglisë në Wembley.

Por, tani 61-vjeçari thuhet se do të kthehet në drejtimin e një klubi. “T24” që raporton se Low ka pranuar të bëhet trajneri i ri i Fenerbahçes në verë.

Lëvizja do t’i lejojë Lowit të sheshojë edhe konfliktin me ish-lojtarin e tij Mesut Ozil. Dy lojtarët e kombëtares gjermane, Ozil dhe ylli i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, të cilët janë të dy me origjinë turke, u fotografuan përkrah presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përpara Kupës së Botës 2018.

Fotoja ngjalli zemërim dhe kur kampionët e Botës në fuqi u eliminuan në fazën e grupeve, Mesut Ozil me sa duket u bë “koka turku” për largimin nga kombëtarja e Gjermanisë.

Mesfushori i atëhershëm i Arsenalit u largua në mënyrë dramatike nga futbolli ndërkombëtar pak më vonë dhe akuzoi Federatën Gjermane të Futbollit, se ishte bashkëpunëtore në incidentet e ‘racizmit dhe mosrespektimit të të drejtave të njeriut’.

Asokohe, Low kishte shprehur dëshirën e tij për të biseduar me Ozilin: “Largimi i Mesut nga kombëtarja pa u konsultuar më parë me mua, ishte një zhgënjim i madh njerëzor për mua. Do të vijë koha kur do të flasim ose do të takohemi sërish. Në një moment do të vijë dita kur do të flasim dhe do të lëmë pas gjithçka. Kujtimet do të jenë pozitive për mua. Ai ishte një lojtar tepër i rëndësishëm dhe me aftësi të mëdha.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport basti i mesut ozil ilkay gundogan joachim low mesut ozil si trajneri i gjermanisë pas euro 2020 trajneri joachim low ylli i manchester cityt basti i mesut ozil ilkay gundogan joachim low mesut ozil si trajneri i gjermanisë pas euro 2020 trajneri joachim low ylli i manchester cityt

Sondazh

Poll

Sport 7 Shkurt 2022, 11:51

Befason Mbappe: “Nuk dua të flas me Realin…”

FRANCE – Kylian Mbappé ka dhënë një deklaratë të fortë pas përfundimit të ndeshjes kundër Lille, që përfundoi me fitoren 1-5 të PSG-së.Vetëm nëntë ditë pa...