Sport

Hernandez provokon tifozët, Lautaro hidhet nga pankina: derbi që përfundoi me sherr

7 Shkurt 2022, 13:16 Nga DOSJA
Hernandez provokon tifozët, Lautaro hidhet nga pankina: derbi që

ITALI– Derbi Inter-Milan ende nuk ka përfunduar. Pas fitores së kuqezinjëve dhe shumë protestave nga ana e zikaltërve, tani del në dritë një konflikt mes Theo Hernandez dhe Lautaro Martinez.

Mbrojtësi i Milanit u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të takimit dhe kur mbrojtësi po shkonte drejt dhomave të zhveshjes, francezi i përgjigjet tifozëve të Interit me një gjest shumë elokuent, duke vendosur gishtin në vesh, duke nxehur jo pak tifozët që ndodheshin në tribuna.

Lautaro Martinez, i cili ndodhet aty pranë, ka parë gjithçka dhe shkëputet nga stoli duke i kërkuar llogari kundërshtarit. Hernandez rikthehet në fushë dhe përballet me argjetninastin. Të dy shihen që ngrejnë duart, ofendojnë, por në fund duhej ndërhyrja e stafit për të qetësuar lojtarët.

 

pic.twitter.com/3cSMUhUFVI

— ❤️‍? (@bkmbp1) February 7, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter lautaro martinez milan theo hernandez inter lautaro martinez milan theo hernandez

Sondazh

Poll

Sport 7 Shkurt 2022, 11:51

Befason Mbappe: “Nuk dua të flas me Realin…”

FRANCE – Kylian Mbappé ka dhënë një deklaratë të fortë pas përfundimit të ndeshjes kundër Lille, që përfundoi me fitoren 1-5 të PSG-së.Vetëm nëntë ditë pa...