Politike

Dënimi i Tahirit, Berisha: Ishte qesharak, duheshin 40 vite

7 Shkurt 2022, 20:08 Nga DOSJA
Dënimi i Tahirit, Berisha: Ishte qesharak, duheshin 40 vite

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur qesharak vendimin e GJKKO, për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. I ftuar në Klan News, Berisha ka thënë se asnjë gjykatë nuk vendos më pak se sa 15 vite burg për akuza të tilla, ndërkohë që sipas tij ai duhej të dënohej 40 vite burg. Berisha me këtë vendim të gjykatës, tha se u faktua kontrolli i plotë i Ramës mbi drejtësinë.

“Ai ishte një dënim i trukuar, qesharak. Ishte një kapak mbi një pusetë të narkoshtetit. U faktua kontrolli i plotë dhe total mbi drejtësinë e George Soros nga Edi Rama. Po të lexosh vetëm pikën 4 të vendimit, nuk ka një gjykatës që mund të japë më pak se 15 vite. Ndërkohë në total ai shkon jo më pak se 40 vite. Ministri i Brendshëm nuk do arrinte kurrë të kanalizonte vendin. Ai largohej nga detyra e ministrit. Por Saimir Tahiri është shëmbëlltyra e zyrtarit më të kapur të narkoshtetit. Natyrisht Rama mbi të. Ai u shpall superministër nga Edi Rama. Shkoi në Shtëpi të Bardhë me Edi Ramën dhe Donald Lu. Ky njeri u vu në ndjekje penale vetëm Antimafias Italiane, e cila është serioze. Punon për Italinë, punon edhe për ne. Dihen qëllimet e Edi Ramës, dihen edhe qëllimet e Donald Lu, që u kujtoi shqiptarëve gjyqet e komunizmit për Tahirin. Ai u dënua për të dalë pas një viti për sjellje shembullore,” tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike denohet saimir tahiri edi rama saimir tahiri sali berisha denohet saimir tahiri edi rama saimir tahiri sali berisha

Sondazh

Poll