Politike

Kandidati për kryebashkiak: Ky do jetë vit i provës për mua dhe Durrësin

7 Shkurt 2022, 19:51 Nga DOSJA
Kandidati për kryebashkiak: Ky do jetë vit i provës për mua

DURRËS- Kandidati për kryebashkiak në Durrës nga Partia Demokratike, Luan Hoti është takuar ditën e sotme në banorët e Kullës ku dhe kanë biseduar për problematikat e tyre. Me anë të një postimi në Facebook, Hoti shkruan se gjatë bisedës me banorët theksoi se ky vit do të jetë i provës për të, pasi do të ndryshojë mënyrën se si drejtohet Bashkia e Durrësit.

Postimi i Plotë:

Me banorët e Kullës, duke i dëgjuar një për një për qindra halle e probleme që s’i kanë zgjidhur dot kurrë këto vite: nga uji i pijshëm, te infrastruktura e kullimet e kanaleve. Bisedova me ta duke u thënë se ky vit do jetë viti i provës për mua dhe demokratët për të ndryshuar mënyrën si drejtohet Bashkia e Durrësit. U thashë po ashtu se nuk do më dëgjojnë kurrë të shigjetoj Ardian Mukën dhe demokratët e lënduar sepse kundërshtari ynë është dyshja Dako-Sako dhe grupi që e mbështet! Ne do të jemi në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit

Zgjedhjet për 6 bashkitë që mbetën pa kryetar, do të mbahen më 6 mars. Deri më tani të gjitha partitë janë regjistruar dhe kanë zyrtarizuar kandidatët. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni, e nga ana tjetër Basha ka zgjedhur Xhemal Bushatin. Në Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë edhe Emirjana Sakon nga PS-ja përveç Luan Hotit. Kryetarja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa, përveç Indrit Sefës nga PD do ketë përballë po ashtu edhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.

Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin e po ashtu për postin e kreut të qytetit do të garojë edhe Ferdinand Saraçi, ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu. Por kundër të dyve do të jetë Luan Haka. Në këto zgjedhje të pjesshme, PS dhe PD do të hyjnë të vetme në zgjedhje, ndërsa Berisha ka zgjedhur të bëjë një koalicion me LSI-në, duke krijuar “Shtëpinë e lirisë”.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan hoti zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 luan hoti zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll