Politike

Këshilltari i Metës: Kuvendi u thirr në më pak se 24 orë për të ngritur Kom. Hetimor

7 Shkurt 2022, 16:55 Nga DOSJA
Këshilltari i Metës: Kuvendi u thirr në më pak se 24

TIRANË– Këshillari për Çështjet Ligjore të Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj ka shpjeguar edhe njëherë falsifikimin e dokumenteve të depozituara nga Kuvendi i Shqipërisë, duke faktuar shkeljen e afateve ligjore për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit. Në fjalën e tij, në një konferencë për shtyp, Bledar Dervishaj nënvizoi edhe njëherë pikat ku është ndërhyrë, pasi përveç datës, “duart janë futur” edhe në disa pika kyçe të shkresave.

“Më 4 shkurt 2022 depozitojnë një shkesë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas rregullur, të premten, depoziton aktet që Kuvendi i kishte sjellë menjëherë pas seancës së datës 3. Rendin e ditës do e citojmë dhe e kemi vendosur me kryq sepse aty është shkelja dhe manipulimi i parë. Ky është urdhëri që iu vendos në dispozicion GJK. Kjo me datë 6.05.2021. Si ç’do urdhër ka të përcaktuar rendin e ditës projektvendimin për raportin për ngritjen ose mosngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit. Urdhëri është depozituar më 6.05.2021. Përse bëhet kjo? Pse ndryshohet data? Mos lidhjet kjo me një nga shkeljet? Urdhëri bëhet jo më vonë se 48 orë, mos ishte lëvizje për të rrëzuar pretendimet e presidentit. Të gjitha aty të çojnë. Por nuk kishte dallim vetëm këtu. Në urdhërin tjetër, në pikën 20 ndryshon përmbajtje dhe në datë. Por nuk qëndronte vetëm këtu dallimi. Të Kuvendit janë të dy letrat. Këtu kemi dallim. Nëse do të shikojmë edhe titullin e rendit të ditës edhe ky dokument i sjellë nga Kuvendi ka në faqen 7 “për ngritjen e një Komisioni”. Nuk përputhet sepse ndryshon në përmbajtje. Në këtë urdhër që depozitoi në Gjykatë Kuvendi me ngut dhe pa ia kërkuar njëri, reflektohen ndryshimet. Të gjitha këto veprime nuk ka sesi të mos na çojnë drejt dyshimi se kemi të bëjmë me manipulimin e provës. Ja ku është pika 20 e urdhërit,”-tha në fjalën e tij Dervishaj.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledar dervishaj ilir meta shkarkimi i metes 2 bledar dervishaj ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll