Politike

Kandidon për kryebashkiake, Majlinda Angoni jep dorëheqjen nga Prefektura në Shkodër

7 Shkurt 2022, 17:38 Nga DOSJA
Kandidon për kryebashkiake, Majlinda Angoni jep dorëheqjen nga

TIRANË- Kandidatja për kryebashkiake në Shkodër, Majlinda Angoni ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Prefekturës së Shkodrës. Me anë të një postimi në Facebook, Angoni shkruan se dorëheqjen ja ka përcjellur kryeministrit Edi Rama në mënyrë që t’i hapë rrugë kandidaturës për kryebashkiake. Në postimin e saj ajo ka falenderuar të gjithë kolegët dhe punonjësit e Prefekturës, duke shtuar se nga sot nisë një kapitull të re në jetën e saj.

Postimi i Plotë:

Pas një periudhe intensive në drejtimin e Prefekturës të Qarkut Shkodër, i kam përcjellur sot kryeministrit Rama dorëheqjen time nga ky funksion publik për t’i hapur rrugë kandidaturës time për kryebashkiake të Bashkisë Shkodër në zgjedhjet vendore të 6 Marsit 2022. Mbajtja e detyrës së prefektit të Qarkut të Shkodrës ka qënë për mua nder, privilegj dhe përgjegjësi. Jam ndjerë vërtet e nderuar të ushtroj këtë funksion publik në vendlindjen time, për t’i shërbyer e për t’iu përgjigjur nevojave të çdo qytetari i kudo ndodhur në gjithë territorin e qarkut. Ndonëse në një periudhë të ngjeshur, edhe pse intensive kam vënë në dispozicion të gjithë potencialin tim me gjithë forcat e mia për të qënë në lartësinë e detyrës.

Menaxhimi i mirë i emergjencave stinore, krizës së përmbytjes dhe situatës së zjarreve që prekën territorin e qarkut, lobimi për hapjen e rrugës së Thethit që pas 30 vitesh e bën këtë destinacion të aksesueshëm për turistët dimëror, si dhe sigurimi i asistencës teknike dhe mbështetjes financiare nga donatorë vendas e të huaj për të mbështetur logjistikën tonë të emergjencave civile janë disa nga kompetencat e Prefektit që i kam përmbushur me sukses. Mirënjohës çdo punonjësi të këtij institucioni që nuk ka kursyer në asnjë moment devotshmërinë dhe përgjegjësinë që i ka dhënë detyra. Sot nis një kapitull të ri në jetën time profesionale dhe publike duke marrë një tjetër përgjegjësi të madhe siç është sfida, për kandidimin në bashkinë e Shkodrës për të përmbushur më shumë sfidat që kanë banorët e Bashkisë Shkodër. Mirënjohje dhe falenderim për mbështetjen e pakushtëzuar tuajën!

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit

Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin e po ashtu për postin e kreut të qytetit do të garojë edhe Ferdinand Saraçi, ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu. Por kundër të dyve do të jetë Luan Haka. Në këto zgjedhje të pjesshme, PS dhe PD do të hyjnë të vetme në zgjedhje, ndërsa Berisha ka zgjedhur të bëjë një koalicion me LSI-në, duke krijuar “Shtëpinë e lirisë”.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike majlinda angoni zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 majlinda angoni zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll