Politike

VD-Dervishaj: Kuvendi doli blof! Nxorri urdhër pa mbaruar punë Ligjet

7 Shkurt 2022, 16:56 Nga DOSJA
VD-Dervishaj: Kuvendi doli blof! Nxorri urdhër pa mbaruar punë Ligjet

TIRANË– Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka publikuar shkeljen e kryer nga Kuvendi i Shqipërisë. Në një konferencë para mediave, Dervishaj tha se Kuvendi ka lëshuar urdhër më datë 5 maj për seancën plenare që pritej të zhvillohej më datë 7 kur ende nuk kishte marrë asnjë shkresë nga Komisioni i Ligjeve që ishte mbledhur për kërkesën e maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Komisioni i Ligjeve ka mbyllur procedurat më datë 6 dhe rrjedhimisht, Kuvendi duhet të mblidhej pas 24 orëve. Këtu ka ndodhur dhe manipulimi. Kuvendi është mbledhur në më pak se 24 orë dhe ka manipuluar shkresat duke e bërë sikur është lëshuar urdhri më datë 5. 


“Klikojmë tek urdhri i kryetarit, kjo është e Kuvendit ë, nuk është e jona. Ky është urdhri, kjo ishte data kur mund të dilte ky urdhër, më datë 6 është zhvilluar dhe seanca e fundit, nuk mund të kishte urdhër më datë 5 kur Komisioni i Ligjeve s’kishte përfunduar punën e tij dhe s’kishte si të kishte urdhër më datë 4. Kështu që besoj se e keni të gjithë të qartë,”- tha Dervishaj. 

LAJM KRYESOR: VIDEO LIVE/ Seanca në Kushtetuese, këshilltari i Metës në konferencë

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll