Politike

Kryemadhi i ‘merr hakun’ Metës, e konkurron publikisht në ditën vendimtare

7 Shkurt 2022, 19:37 Nga DOSJA
Kryemadhi i ‘merr hakun’ Metës, e konkurron publikisht në

TIRANË– Burrë e grua, njëri si President i vendit e tjetra si kryetare e partisë udhëheqëse të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” do të konkurojnë kokë më kokë mbrëmjen e sotme në emisionet televizive. Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të jetë i ftuar në “Çim Peka Live”, ndërsa Kryemadhi, në orën 21:00 do të japë një intervistë për emisionin “Log” në “AbcNews”.

Që Meta nuk e sheh Kryemadhin në intervista televizive e tregoi të mërkurën e kaluar, kur zgjodhi Çeltik, përpara të shoqes që ishte e ftuar në “Opinion”. Madje as nuk e fshehu duke ia dhuruar një foto Fevziut për ta ‘ngacmuar’ kryetaren e LSI.

Dhe kjo e sotmja duket se është një përgjigje e Kryemadhit, për Metën. Jo vetëm që nuk e sheh, por edhe e konkurron, pikërisht në ditën më vendimtare, përballjen me Kuvendin në Kushtetuese, për të shmangur shkarkimin si President.

(E.a;F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike femijet e monika kryemadhi ilir meta femijet e monika kryemadhi ilir meta

Sondazh

Poll