Aktualitet

Berisha: Rama donte të bënte Bashën President!

7 Shkurt 2022, 19:53 Nga DOSJA
Berisha: Rama donte të bënte Bashën President!

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka dashur që të bëjë kryeopozitarin Lulzim Basha President. I ftuar në Klan News, Berisha tha se emërimimi i Bashës si President, i leverdis shumë Ramës. Ai shtoi se ua ka zgpjeguar pasojat e këtij veprimi faktorëve ndërkombëtarë.

“Rama rrëmbeu zgjedhjet, tani do rrëmbejë postin e presidentit për Lul Bravën. Mbaruan zgjedhjet, ikën zgjedhjet, u vodhën, tani donte të merrte Presidencën. Është pyetur edhe Sali Berisha për këtë, si e vlerëson. Më kanë pyetur njerëz të rëndësishëm, zëra ndërkombëtarë. Jam përpjekur të shpjegoj se çfarë pasojash do kishte kjo. E gjitha kjo bëhej, që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Sigurisht që zëri im ishte i fuqishëm kundër tij. Lul Brava hapi fjalë, që është krejtësisht e paimagjinueshme, se Rama do bëhet president e unë kryeministër, fantazira. Qëllimi i vërtetë ka qenë emërimi i Lul Bravës. Dhe Ramës i leverdiste kjo gjë,” tha Berisha

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama lulzim basha sali berisha edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll